Media denoncon SKANDALIN: Në Bashkinë e Tiranës fillojnë e rrëmojnë në dokumentet e apartamentit të prokurorit Olsi Dado

E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e Tiranës kanë filluar të rrëmojnë dokumentet e apartamentit të prokurorit që heton çështjen e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, Ols Dado.

Një zyrtar i Bashkisë Tiranë i tha CNA-së se menjëherë pas fjalës së kryeministrit dhe lajmeve të nxjerra në gazetat dhe mediat e paguara nga inceneratorët, dosja “5D” dhe vetë Erion Veliaj dhe njerëzit e tij, pra nëpërmjet reklamave që kalojnë nga vëllai i tij, sot ka filluar të kërkohet dosja.

Një dosje, për një leje ndërtimi për një pallat të ndërtuar te Rruga e Bogdanëve në një truall të nënës së prokurorit Ols Dado.

Të njëjtat burime theksuan se është një pallat me 9 kate, në një truall dhe godinë ndërtuar në vitet ‘20- ‘30 në kryeqytet.

Në këtë truall dhe disa prona të tjera është ndërtuar një pallat ku ka dhe një apartament që jeton shtetasi Ols Dado, së bashku me Dumanin, prokurorë të çështjes së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Sipas të njëjtave burime, dosja po merret për t’u publikuar në media, për t’u thënë se Olsi Dado ka qenë në konflikt interesi.

Në fakt, nuk ka asnjë konflikt të prokurorit me Veliajn, për një arsye të thjeshtë. Së pari, Olsi Dado nuk është ndërtues, nuk ka ndërtuar asnjë apartament, pallati është ndërtuar nga një subjekt privat.

Olsi Dado është përfitues i apartamentit sipas përqindjes që i jepet pronarit të truallit. Kurrë s’ka pasur asnjë konflikt në lidhje me këtë çështje.

Burime nga Bashkia Tiranë i thanë CNA se dosja do të merret dhe do të publikohet në media dhe do të krijohet fryma se Ols Dado është në konflikt interesi pse s’u dhanë disa kate më shumë, apo disa kate më pak.

Veprime tashmë qesharake, në panik të Erion Veliajt, njerëzve të tij, fatkeqësisht dhe të kryeministrit Rama, që ditë pas dite, orë pas ore, u zbulohen gënjeshtrat e thëna jo vetëm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe veprimet e çmendura të marra politikisht kundër asaj që ata e quanin reformë në drejtësi, merrnin dhe meritat e saj. Ndërsa tani kur arrestohet zdromsi Veliaj ka një tjetër reagim./ CNA.AL