Denonconi abuzimet me ushqimet / Qendra Alert lançon numrin e gjelbër për sigurinë ushqimore

Siguria ushqimore shpesh është një problem për konsumtarët, që jo rrallë nuk gjejnë dot edhe mundësinë për t’u ankuar. Në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve, qendra ALERT lançoi numërin e gjelbër për denoncimet e ushqimeve. Ky numër do të mundësojë që çdo qytetar të raportojë shqetësimet lidhur me cilësinë e ushqimeve, duke siguruar një trajtim të shpejtë dhe të efektiv të çdo ankese.

Eshte ky numri i telefonit ku çdo konsumator mund te kontaktoje për ankesa në lidhje me sigurinë ushqimore ku rasti ndiqet deri në zgjidhje.

 Në një hap të rëndësishëm për sigurimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore në Shqipëri, i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Alert, Granit Sokolaj, theksoi se ky numër i gjelbër është një nismë e rëndësishme, e cila është realizuar falë mbështetjes së Bashkimit Europian dhe që do t’u vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Çdo konsumator do të mund të telefonoj falas për të adresuar ankesën ose denoncimin e tij dhe ne do ta ndjekim atë pranë organeve të duhura sipas përgjegjësisë ligjore. Ne e gjykojmë si risi për mbrojtjen konsumatore dhe risi për ata në kohën kur shumë institucione publike apo inspektoriate ku qytetarët mund dhe duhet të ankohen nuk kanë numra jeshil, në disa raste nuk funksionojnë apo disa institucione të tjera në shumicën e kohës nuk përgjigjen.”

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm, duke theksuar rolin kyç që ka në rritjen e sigurisë ushqimore në vend duke siguruar që produktet ushqimore të jenë të sigurta dhe të përmbushin standardet e kërkuara.

“ Kjo do të thotë më shumë të drejta për qytetarët shqiptarë për konsumatorin shqiptar.”

Nga ana e tij, menaxheri i programit për bujqësi dhe zhvillim rural në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Laszli Arendas, theksoi rëndësinë e masave për sigurinë ushqimore

“Sëmundjet që kanë të bëjnë me ushqimin prekin me miliona njerëz në vit dhe është shumë e rëndësishme të sigurojmë masa për sigurinë ushqimore dhe të gjejmë mënyrën që tu përgjigjemi rreziqeve . është e rëndësishme që të mbrojmë të drejtat e konsumatorëve .Cdo konsumator duhet të dijë se cfarë konsumon ndaj duhet të ketë transparencë mbi produktet .”

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke siguruar që çdo individ të ketë mundësi të shprehë shqetësimet e tij dhe të marrë përgjigje të shpejtë dhe efektive.