VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë "në rresht" te GJKKO, me zemër në dorë presin të mësojnë fatin e kryetarit “hajdut”

Administrata bashkiake ka braktisur orarin zyrtar të punës, për të dalë në mbështetje të kryetarit të tyre, Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhej në seancë gjyqësore për t’u njohur me masën e rivlerësimit.

Protestuesit dhe administrata bashkiake e Bashkisë së Tiranës janë rimbledhur, sipas urdhrit të lëshuar dje nga kjo bashki.

Më herët u raportua edhe për ’mobilizim’ të Policisë Bashkiake, për të braktisur uniformën e tyre dhe për të dalë në protestën e thirrur në GJKKO në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë protestës paradite ra në sy prezenca e drejtorëve dhe ish drejtorëve të Policisë Bashkiake, të shoqëruar nga familjarë dhe militantë të tjerë socialistë.

URDHRAT E DREJTOREVE

Në komunikimet e zbuluara nga mediat, drejtues të strukturave flasin hapur për organizimin e protestës, duke theksuar se “mbështetja për Erjonin bëhet me zemër dhe jo me urdhër”. Megjithatë, realiteti në terren tregon se punonjësit janë nën presion për të marrë pjesë në këto tubime të orkestruara, duke e kthyer Bashkinë e Tiranës në një makinë propagande në shërbim të individëve të caktuar, në vend që të fokusohet te shërbimi ndaj qytetarëve.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se protesta është zhvilluar në orarin zyrtar të punës, duke lënë bosh Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e saj. Në një kohë kur qytetarët presin zgjidhje për problemet e tyre, punonjësit janë detyruar të lënë zyrat për të dalë në rrugë, në mbrojtje të një kryebashkiaku që përballet me akuza të rënda. Ky është një abuzim i hapur me detyrën dhe me taksat e qytetarëve, të cilët paguajnë këta punonjës për t’u shërbyer, jo për të mbrojtur politikisht eprorët e tyre.

Ky akt i turpshëm është dëshmi e qartë se institucionet shtetërore, të cilat duhet të jenë të pavarura nga politika partiake, po përdoren si mjete për të mbrojtur politikanët nga drejtësia. Tirana, një qytet me mijëra probleme infrastrukturore, me qytetarë që përballen çdo ditë me vonesa në shërbime dhe burokraci të pafundme, sot ka mbetur pa administratë, sepse punonjësit e paguar me taksat e qytetarëve janë urdhëruar të dalin në rrugë për të protestuar për shefin e tyre.

Ky nuk është vetëm një abuzim me detyrën, por edhe një tregues i qartë se si Bashkia e Tiranës është kthyer në një celulë partiake, ku administrata nuk shërben për qytetarët, por për të mbrojtur interesat e individëve të caktuar. Ndërsa qytetarët presin në sportele për të marrë dokumentet e tyre, ndërsa projekte dhe vendime të rëndësishme për qytetin shtyhen, punonjësit e bashkisë janë shndërruar në protestues me detyrim për interesat e Veliajt.

A është kjo një administratë që punon për qytetarët, apo një administratë që vihet në rresht për të mbrojtur kryetarin? Kjo është një pyetje që çdo tiranas duhet ta bëjë sot. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të veprojnë ndaj këtij skandali të paprecedentë, apo nëse do të vazhdojmë të shohim sesi administrata publike përdoret si një ushtri politike në shërbim të individëve dhe jo të qytetarëve.

Teksti i mesazheve nga fotot:

Këshilli Socialist 2024

Ermir:
Të dashur socialistë, motra dhe vëllezër të Njësisë II. Ashtu si shumica juaj, edhe unë sot zemrën e kam plot emocione dhe po të filloja të shprehesh këtu, nuk do ndaloja deri në agim… por nuk e gjej me vend as vendin dhe për më tepër as kohën për të bërë diçka të tillë…

Po mjaftohem duke kujtuar se kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për shokun tonë Saimir Tahiri, shumë prej nesh shkuan te kryesia e Kuvendit. Pas arrestimit të tij, takova shumë socialistë të Njësisë 2 por dhe të gjithë Tiranës që kishin shkuar te shtëpia e tij por edhe pranë prokurorisë.

Askush nga Kryesia nuk më tha mua apo dikujt tjetër se ç’duhet të bënim për të mbështetur Kryetarin e Partisë sonë… vetë u organizuam dhe vetë shkuam atje ku e menduam…

Por kjo gjë nuk ndodhi kur u kërkua arrestimi i Zv. Kryeministrit Ahmetaj p.sh. Për t’i vënë pikë muhabetit shokë socialistë.

Mendoj se këto lloj reagimesh për mbështetje apo suport moral për Erjonin bëhen me zemër dhe jo me urdhër.

Madhështia e Partisë Socialiste qëndron në faktin se di të përshtatet me situatat e reja pa hequr asnjëherë nga idealet e vjetra. Fitore.

VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë "në rresht" te GJKKO, meVIDEO/ Punonjësit e Bashkisë "në rresht" te GJKKO, me