Maliqi: Jam përballur me tre padi nga i paafti Hajdari, gjykata më shpalli të pafajshëm

Postimi i Maliqit:

Vlerësim për dy institucionet e drejtësisë në qarkun e Beratit, Prokurorinë dhe Gjykatën, të cilat hetuan dhe gjykuan te pavarur me integritet dhe profesionalizem duke më shpallur të pafajshëm.

Edhe pse prej më shumë se një viti jam përballur me tre padi nga i dënuari dhe i paafti Kryetari i Bashkisë, Kreshnik Hajdari, dhe miku i tij, oligarku Salillari, për “fyerje dhe shpifje”, drejtësia tregoi se e vërteta është në anën time.

Akuzat ndaj tyre i kam bërë me gjuhën e popullit në media dhe rrjete sociale, duke denoncuar bashkëpunimin e tyre në krim elektoral, abuzimet me tendera korruptivë që kapin miliarda lekë, shpërdorimin e detyrës, favorizimet e paligjshme dhe dyshimet për fshehje pasurie. Për këto çështje kam depozituar 12 kallëzime në SPAK.

Si politikan, nuk do të ndalem së denoncuari çdo abuzim dhe çdo aferë korruptive. Do të vazhdoj të jem zëri dhe mbrojtësi i interesave të qytetarëve!