Një tjetër sulmues shqiptar në Spanjë, talenti firmos me klubin e Real Sociedad

Një tjetër talent shqiptar mund të bëjë emër në futbollin spanjoll në të ardhmen. Dion Mehmeti, sapo ka firmosur kontratë me klubin e njohur spanjoll të Real Sociedad dhe do të vazhdojë karrierën në akademinë e tij.

Djaloshi sapo ka mbushur 16-vjeç, është transferuar nga radhët e Orgryte IS në Suedi ku ka spikatur së fundmi, te ai që do të jetë klubi i tij i ri.

Vetë 16-vjeçari konfirmon trasnferimin në Instagram. “I lumtur dhe krenar për nënshkrimin e kontratës me Real Sociedad”, shkruan Mehmeti.

Sulmuesi me origjinë shqiptare deri tani ka përfaqësuar Suedinë në arenën ndërkombëtare dhe ka gjetur katër herë rrjetën në ndeshjet me ekipet e moshave të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dion_mehmeti (@d1on_mehmeti)