Arrestimi i Veliajt/ Sot mblidhet grupi i PS, Klotilda Bushka do flasë pasi u mor në hetim nga SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 07:53
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK për çështjen e Veliajt.
SPAK njoftoi se ka vënë në hetim Bushkën për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në një reagim publik ditën e djeshme, Bushka u distancua nga akuza, ndërsa tha se SPAK e ka vënë në hetim pa e marrë asnjëherë në pyetje.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryeministri Rama në aktivitetin kushtuar 105 vjetorit të Tiranës.
