Dëmtimet nuk i ndahen Barcelonës, Flick humbet kapitenin e skuadrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 23:27
Dëmtimet vazhdojnë të godasin gjigantët e futbollit spanjoll. Pas Realit që ka humbur mbrojtësin Lukas Vaskez, mbrëmë ka qenë Barça të humbasë një mbrojtës.
Kapiteni Ronald Arauho është detyruar të lërë fushën e lojës i dëmtuar pas një goditje të fortë që ka marrë në kavilje.
Mbrojtësi uruguaian e ka pasur të pamundur të vijojë takimin, teksa në Barcelonë presin me akth rezultatin e analizave për të parë shkallën e dëmtimit të tij.

