Kryebashkiaku në burg, Maliqi: Erion Veliaj e kishte inatin me “Ora News” dhe Presidentin Ylli Ndroqi, por haku kthehet tek i Zoti
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se tashmë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, si pasojë e efektit “Trump”, radhën e ka babloku i Surrelit, Edi Rama.
“Po të mos ishte efekti Trump nuk do të ndodhnin këto, dhe kur t’i vijë radha ta arrestojnë me shishet 33 mijë euroshe.
4 vite më parë, kam qenë deputet dhe kam ardhur menjëherë në studion tuaj pikërisht ditën kur në televizionin “Ora News” vërshuan forca të RENEA-s dhe Gardës së Republikës si bindje ndaj Erion Veliajt.
Me çfarë dëgjuam nga akuza zyrtare e SPAK-ut, kemi një lumë provash dhe akuzash, ku “5D”-ja është në burg dhe drejtori i saj u arrestua sot.
I rikthehem edhe njëherë në ditën kur isha deputet për herë dytë në Parlamentin e Shqipërisë, kur mora njoftimin që media “Ora Neës” ishte rrethuar me forca të shumta Operacionale, të Ndërhyrjes, të RENEA-s, me maska, thua ti aty ishin kriminelë të rrezikshëm, ndërkohë që këtu ishin vetëm gazetarë.
Mbas fjalimit tim në parlament, kam ardhur menjëherë këtu, kam debatuar me disa punonjës të policisë.
Madje gjej rastin që ishte media juaj, gazetarët tuaj të terrenit, të cilët u përçmuan, u fyen, u kundërshtuan dhe u kërcënuan nga kreu i Bashkisë që sot është me byzylykë drejt 313-ës dhe gjithë inati i tij ishte jo vetëm me median e lirë dhe gazetarët, por ishte edhe presidentin e kësaj mediaje, Ylli Ndroqin, i cili gjatë gjithë jetës e ka pasur me përkushtim jo vetëm në krye të kësaj mediaje, por edhe të detyrave të tjera që ai ka pasur në sport dhe në një rol të madh që ai ka pasur në shoqëri.
Që do të thotë, se radha mbas këtij besoj se do t’i vejë kreut të 5K-së, që është kreu i organizatës kriminale, miku i ngushtë i Erion Veliajt, dhe siç dhe vetë ish-kreu numri 2 i Qeverisë i akuzoi të dy bashkë dhe sigurisht që bashkë janë. Sepse të dy janë kukulla të Sorosit.
Numri 1 i fushatës së Donald Trump sot në Shqipëri erdhi për fitoren e sigurt të opozitës më 11 maj dhe tha se Sali Berisha është mik i vjetër dhe i vërtetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa kryeministri juaj, bashkë me këtë Veliajn janë kukulla të Sorosit dhe kukullat e Sorosit nuk mund të jenë miq të SHBA-së.
Efekti “Trump” përveç shitjes që i ka bërë “Babloku i Surrelit” se dje e përgëzoi gjasme dhe tashmë është futur në pyllin e tij orbital, sepse po i vjen fundi vjedhjeve që i ka bërë në bashkëpunim me këtë kreun e Bashkisë së Tiranës, Veliajn dhe me të tjerët.
Besoj dhe shpresoj që gjatë hetimeve të gjykimit, nuk mund të thojë që i ka pasur nëna e tij, dhe besoj se drejtësia do të vihet në vend, sepse nuk ka më efekt Sorosi, por ka efekt të njerëzve të ndershëm si administrata e Donald Trump, dhe këto pasuri t’iu kthehen shqiptarëve.
Këta janë të dy njerëzit që arrestuan për 1 vit në shtëpi Sali Berishën pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt për të dëmtuar opozitën
Këta që morën në mënyrë banditeske ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sikur të ishte kriminel, pa asnjë provë përsëri dhe efekti “Trump” do të bëjë që ai të dalë nga qelia shumë shpejt, dhe të bashkohet në fushatën zgjedhore me Berishën, kështu dhe arrestimi i Ervin Salianjit dhe kështu me radhë.
Ka qenë një thashetheme që arrestimi i Metës dhe Veliajt të bëhej në një ditë për të bërë një balancë, por nuk është kjo, por është efekti “Trump”.
Tani e dinë të gjithë Administrata e re i ka prerë çdo fije lidhjeve të Sorosit, dhe ato 100 milionë dollarë që vinin këtu poërmes USAID-it dhe që menaxhoheshin nga gruaja e kryebashkiakut.
Sigurisht që ky arrestim oi Veliajt ka impakt të fortë në zgjedhje, pavarësisht se flitej se ky do të bëhej pas zgjedhjeve, impakt ka, por siç e thashë është efekti Trump që i preu fijet Sorosit dhe kryeministri nëpërmjet parave të pista të incineratorëve, “5 D”-ve apo “5 K”-ve dhe ku lobohej me McGonigalin apo Sorosin për të goditur opozitën, vetëm e vetëm që të shpopullonte vendin, të varfëronte vendin dhe njëlloj si Vuçiçi, Erdogani apo Putini.
Ndaj ardhja e Donald Trump është një akt optimizmi dhe ardhja sot e numri 1 të fushatës fituese në SHBA janë shumë domethënëse.
Por ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur sepse puna jonë është shërbimi ndaj qytetarëve.
Me prangat ndaj Veliajt ka filluar festa në disa qytete të Shqipërisë, dhe në orën 18.30 do të ketë një manifestim nga opozita.
Por mund të them që edhe për ju si “Ora Neës” është një krenari e madhe, sepse haku vete tek i zoti, kur dikujt i bën një padrejtësi një ditë kthehet dhe ka Zot lart përveç Kushtetutës dhe ligjit poshtë.
Kështu që një përgëzim i madh edhe njëherë qëndron për median tuaj, Presidentin Ylli Ndroqi dhe të gjithë gazetarët dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e 4 viteve më parë ndaj “Ora News”, sepse kam qenë drejtues i lartë policie, dhe policët me uniformë të njësive speciale venë vetëm kur ka kriminelë të rrezikshëm dhe grupe kriminale.
Dhe ne do të vijojmë betejën me forcën më të madhe dhe do të bëjmë festë me të gjithë shqiptarët me 12 maj. ”, deklaroi ndër të tjera Lefter Maliqi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LEFTER MALIQIN NË “ORA NEWS”



