VIDEO/ “Te Erjoni do shkosh dhe ti, pa merak”, Spiropali-Berishës: Mos përfito që jam këtu lart doktor, se ta...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 18:02
Gjatë seancës së sotme në Parlament nuk kanë munguar përplasjet verbale, ku në njërën prej tyre protagonistë ishin Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot.
Spiropali reagoi mënjehëre drejt Berishës, duke i thënë të mos përfitojë për shkak se ajo ndodhet në karrigen e kryetares së Parlamentit.
“Doktor do ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer më parë”, u shpreh ajo drejt Berishës.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME TE KUVENDIT NE SEANCE PLENARE

