Arrestimi i Veliajt/ Andoni: Goditje shumë e rëndë, drejtësia po vjen për të gjithë politikanët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 17:32
Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni tha se arrestimi i Veliaj është një goditje shumë e rëndë dhe se tashmë politikanët duhet të kenë frikë nga drejtësia.
Andoni: Është një goditje shumë e madhe moralisht arrestimi i Veliajt. Sot të paktën opozita dhe PS duhet të tremben realisht nga drejtësia. Me këtë akt nga drejtësia duket se ajo nuk do të ndalojë me personat që kanë probleme me drejtësinë. Duket se shumë individë do ta kenë rrugën drejt SPAK-ut. Njerëz si Veliaj me tagrin që kanë e kanë shumë të vështirë për tu hetuar.