Petro Koçi për arrestimin e Veliajt në Kuvend: Nuk gëzohemi kur një koleg përfundon në dyert e drejtësisë

Deputeti socialist Petro Koçi reagoi sot nga foltorja e Parlamentit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.

“Republika kërkon drejtësi. Nuk gëzohemi kur një koleg i yni përfundon në dyert e drejtësisë,” deklaroi Koçi.

Duke iu drejtuar deputetëve demokratë, ai ironizoi kritikat ndaj miliarderit George Soros:

“Sa për Sorosin, ka kush merret me të. Nuk keni mbetur ju të pastroni Amerikën nga Sorosi! Kjo është alibia juaj më qesharake.”

Në vijim, ai akuzoi opozitën për hipokrizi, duke theksuar se edhe eksponentë të saj kanë pasur lidhje me Sorosin, “duke nisur nga Sali Berisha”.

Petro Koçi: Kjo javë ka qënë një javë që i është kushtuar komunitetit dhe brenda kësaj jave ka qënë edhe data 4 Shkurt. Sigurisht që saherë bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore fillon një debat politik. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, datë e cila është kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. Janë ngjarje të zeza në historinë politike dhe qeverisje të këtij vendi. Faje dhe gabime ka por i vetmi faj që s'falet kurrë është tradhëtia ndaj atdheut. SPAK është zgjedhje jona nuk është zgjedhja juaj. Ju e keni quajtur organizatë kriminale ky është turpi juaj. Republika kërkon drejtësi, natyrisht që ne nuk gëzohemi kur një koleg i ynë përfundon në dyert e dretësisë. Por sa për Xorxh Sorosin ka kush merret. Nuk keni mbetur ju të pastroni Amerikën nga Xhorxh Soros