Arrestim i Veliajt/ Balliu: Qeveria Rama tashmë ka ranë, kukulla e Sorosit është anti-amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 17:13
Përmes një interviste në Ora News, sekretari organizativ në PD Klevis Balliu tha se tashmë me arrestimin e Erion Veliajt ka rënë qeveria Rama.
Balliu: Lajmi më i rëndësishëm sot, është se ka rënë qeveria. Baskia ka rënë për të fshehur lajmin se është rrezuar propaganda e Ramës se ai ishte njeri i botës perëndimore dhe SHBA-ve. Qartazi sot është faktuar përmes një nga njerëzve më të afërm të Trumpit se Rama ishte një kukull e Sorosit dhe nuk mund të jetë njeri i SHBA-ve. Sot e majta doli në origjinë duke ofenduar pa asnjë provë me një regji presidentin e ShBA-ve dhe tani u ka rënë propaganda. Ne shkojmë drejt fitore absolute në 11 maj.
