Vetëvendosja e para, Bytyçi: Vota e Diasporës do të përcaktojë edhe fatet e koalicioneve pas zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhave doli pak minuta më parë me shifra të reja, ku janë numëruar 90.13% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %.
Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Në një intervistë për “Ora News” analisti Seb Bytyçi komentoi rezultatin e deritanishëm ku qartazi Vetëvendosja e Albin Kurtit është partia e parë në këto zgjedhje.
Por a ka shanse për krijimin e një koalicioni paszgjedhor për krijimin e qeverisë së re.
“Është një rezultat i pritshëm, ku pas një qeverisjeje 4-vjeçare ka pasur një pakënaqësi në rritje, ku inflacioni është shumë i lartë, por jo vetëm në Kosovë.
Dhe qeveritë në vendet e tjera që janë përballur me këtë inflacion e kanë humbur pushtetin, përveç Irlandës dhe mesa duket edhe në Kosovë tashmë.
Kjo do të thotë që ndihmat sociale të dhëna nga qeveria për përballimin ekonomik të këtij inflacioni kanë ndikuar në ruajtjen e popullaritetit.
Gjithashtu edhe shtrirja e autoritetit të shtetit në veri të vendit ka ndikuar në ruajtjen e popullaritetit të Kurtit.
Nga ana tjetër ka një zhgënjim të madh për situatën ekonomike që po kalon vendi, e po ashtu edhe për nivelin arsimor, ku ka pasur një rënie të përkrahjes në popullaritet.
Lëvizja prej 100 mijë votash duket se ka ndikuar kalimi i Presidentes Vjosa Osmani në radhët e LDK-së.
Sa i përket krijimi i një koalicioni është vështirë të thuhet tani, pasi duhet pritur numërimi i votave të diasporës, por nëse z. Kurti do të krijojë pa partitë shqiptare, atëherë ai duhet të bashkëpunojë me partitë e pakicave”, u shpreh ndër të tjera Seb Bytyçi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN SEB BYTYÇI


