Kush formon qeverinë në Kosovë? Muhaxheri: Qytetarët e dhanë mesazhin e qartë, ia kthyen shpinën Kurtit

Analisti, Arton Muhaxheri në një intervistë në Ora News u shpreh se qytetarët e Kosovës me votën e tyre e kanë dhënë mesazhin e qartë duke ia kthyer shpinën Kurtit.

Muhaxheri: Qytetarët e Kosovës dje kanë votuar dhe kanë përcaktuar votën e tyre për partitë opozitare.

Dhe i kanë dhënë fund qeverisjes të një partie politike siç ka qenë në 4 vitet e kaluara.

Prej sot Kosova duket se po i kthehet normalitetit ku do qeveriset me disa parti politike dhe jo vetëm me një siç ishte deri tani.

Ky mendoj se është mesazhi që qytetarët e Kosovës e kanë dhënë dje me votën e tyre.

Qytetarët e Kosovës e kanë dhënë mesazhin e qartë, ja kanë kthyer shpinën Albin Kurtit.