Zgjedhjet në Kosovë/ Kurtaj: Surprizë ishin partitë opozitare që nuk rritën asnjë votë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 09:34
Gazetari, Isuf Kurtaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në zgjedhjet në Kosovë një lloj surprize ishin partitë opozitare të cilat nuk kanë rritur asnjë votë.
Kurtaj: Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit kanë dalë për herë të parë mbi 900 mijë votues dhe kjo është një ngjarje e rëndësishme dhe tregon për demokracinë e Kosovës.
Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e djeshme tashmë ka qenë e ditur sepse partia e Kurtit për shkak të qeverisjes së gjatë 4 vjeçare duhej të kishte rënie dhe ashtu ka rezultuar.
Një lloj surprize janë partitë opozitare të cilat nuk kanë rritur asnjë votë.
Edhe votat e Diasporës do të jenë një indikator shumë i rëndësishëm.
