Tkurret VV, rritet opozita/ Kurti mori 100 mijë vota më pak, rënie me 10%. Rritet ndjeshëm PDK dhe LDK por ndajnë vendin e dytë e të tretë
Në katër vite vetëvendosja në mazhoranca ka shënuar një rënie me 10 për qind të mbështetjes duke marrë 100 mijë vota më pak në zgjedhje.
Pavarësisht kësaj albin kurti ka dalë sërish forcë e parë ndërsa rritje kanë njohur forcat opozitare si PDK dhe LDK. Nga ana tjetër AAK e Ramush Haradinajt ka mbajtur thuajse të nëjjta shifra, por rënie ka edhe lista srpska.
Kosova tregoi edhe një herë angazhimin për realizimin e zgjedhjeve të lira madje edhe të pakontestuar.
Si rrallë shtete të tjera, rezultati që kanë marrë partitë doli në një kohë rekord.
13 orë pas mbylljes së votimeve ishte shpallur rezultati për 90 për qind të fletëve të hedhura në kuti
Pavarësisht se lëvizja për vetëvendosja e albin kurtit ka dalë forcë e parë, pas katër vitesh në pushtet shënohet një rënie e ndjeshme e mbështetjes.
Kështu në 9 shkurt numri total i listës së zgjedhësve ishte rreth 100 mijë më shumë.
Por VV është thkurrur mr mbi 110 mijë vota ndërsa përfaqëson 41.2 për qind të votave nga 50 kur erdhi në pushtet.
Nga ana tjetër PDK vitjon të qëndrojë forcë e dytë duke siguruar rreth 22 për qind të votave, dhe me 3 për qind më shumë se katër vitë më parë dhe me një rritje prej rreth 20 mijë votash
E treta në renditje gjendet ldk me një rritje prej 5 për qind dhe rreth 20 mijë më shumë, e më tej aak me një rritje të lehtë në për qindje por thuajse nuk ka ndryshuar numër në fletë që janë shprehur pro.
Rënie ka edhe lista srbska me 10 mijë vota më pak dhe 4.4 për qind të totalit. Në parlament pritet të ulet dhe koalicioni për familjen me 2.3 për qind të votave.
REZULTATET
2021
LVV
438 835 ose 50%
2025
310 319 ose 41.20 për qind
Viti 2021
PDK
148285 ose 17%
Viti 2025
168617 ose 22.1%
Viti 2021
LDK
110985 ose 12.7%
Viti 2025
132838 pse 17.7%
Viti 2021
AAK 62111 ose 7.1%
Viti 2025
57423 ose 7.6%
Viti 2021
SRPSKA LISTA
44407 ose 5.1%
Viti 2025
30271 ose 4.04 %
Koalicioni për familje 2.3 për qind
Pjesëmarrja
Viti 2021
Në listë 1 851 927
Viti 2021
814129 ose 48.7%
Në listë 1 970 944
Viti 2025
799954 ose 40,5%
