Zgjedhjet në Kosovë/ Gazetari Myzyraj: Janë numëruar 88.59% e votave, kryeson VV, PDK me rritje të madhe

Gazetari, Isa Myzyraj i cili ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Kosovë në një intervistë në Ora News u shpreh se deri tani janë numërurar 88.59% të votave dhe se LVV kryeson me 41.14%.

Myzyraj: Duket sikur të gjitha partitë politike tanimë janë rrugës për përfundimin e marrjes së rezultatit.

Nga KQZ janë numëruar deri tani 88.59% të votave që do të thotë se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në përfundimin e kutive të fundit.

Në këto kushte LVV ka fituar këto zgjedhje në mënyrë të qartë me 307 563 vota deri tani ose me 41.14%.

E ndjekur nga PDK e cila ka marrë 164 413 vota ose 21.9% pra një rritje shumë e madhe e PDK nga zgjedhjet e fundit.

Në këto kushte qeveria e re është ende e paqartë se si do të formohet.