Zelensky akuzon Rusinë për krijimin e divizioneve të reja ushtarake
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar homologun e tij rus Vladimir Putin për ndërtimin e forcës së tij ushtarake për të vazhduar luftën kundër Ukrainës.
“Raportet e inteligjencës konfirmojnë se Rusia po krijon divizione të reja dhe po zhvillon objekte të reja ushtarake”, tha Zelensky në X.
“Bashkëpunimi i tyre me Korenë e Veriut do të vazhdojë të zgjerohet. Moska po përhap gjithashtu teknologji moderne të luftës në rajon, veçanërisht teknologjitë e dronëve”, shtoi ai.
“Kjo do të thotë se Putini nuk po përgatitet për negociata, as për paqe, por për vazhdimin e luftës – dhe jo vetëm kundër Ukrainës”, tha Zelensky.
“Ata tani po e shtojnë ushtrinë e tyre me më shumë se 100,000 ushtarë”, tha ai. Zelenksy tha se çdo vend në Evropë duhet të forcojë mbrojtjen e tij.
Ishte e paqartë se çfarë informacioni në lidhje me ngritjen e trupave ruse i referohej Zelensky. Ai tha se Ukraina ishte e gatshme të ndante gjetjet e saj.
“Kontakti me partnerët tashmë po zhvillohet përmes kanaleve të inteligjencës”, shtoi ai. Rusia luftuar kunder Ukrainës për gati tre vjet.
