‘Zhvendosja e palestinezëve do të sjellë kërcënim për stabilitetin e rajonit’, thotë Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 12:37
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha dje se zhvendosja e detyruar e banorëve të Gazës është një komplot që ka synimin zhdukjen e Palestinës.
Abbas shtoi se ky është një propozim i rrezikshëm pasi me krijimin e mundshëm të kolonizimeve, krijohet një kërcënim për stabilitetin e rajonit.
Ai u bëri thirrje vendeve islamike që të mbajnë një qëndrim sa më të fortë.
"Zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Gaza është pjesë e një komploti për të shkatërruar Palestinën.
Kjo përbën një kërcënim serioz për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, përmes kolonizimit.
Është absolutisht e nevojshme që vendet islame të marrin një qëndrim të fortë dhe të qëndrueshëm” tha Aragchi.
