Sulm me thikë në Irlandë, raportohet për disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 18:31
Katër persona janë goditur me thikë në një seri sulmesh të dielën pasdite në zonën Stoneybatter të Dublinit, kryeqyteti i Republikës së Irlandës.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.
Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar për sulmin, ndërsa u kërkojnë qytetarëve të rrinë larg vendit të ngjarjes.