Peru/ Policia shpëton 123 gra nga banda ‘Tren de Aragua’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 12:34
Policia peruane ka shpëtuar 123 gra, të cilat shfrytëzoheshin seksualisht nga banda famëkeqe e ‘Tren de Aragua’.
Operacioni u krye ditën e premte në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku u arrestuan 23 anëtarë të bandës.
Autoritetet lokale njoftuan se pas këtij operacioni janë shpëtuar 120 gra dhe 3 vajza të mitura.
Tren de Aragua është ka një organizim të gjerë në të gjithë Amerikën Latine dhe në disa vende të tjera në botë.
Baza kryesore e kësaj bande është në Venezuelë dhe në Peru është përhapur që nga viti 2021.
