Të paktën 30 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Kinë

Të paktën 30 persona janë raportuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në Kinën jugperëndimore, sipas mediave shtetërore kineze.

Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Jinping në provincën Sichuan në orën 11:50 me kohën lokale duke varrosur 10 shtëpi dhe duke bllokuar disa banorë. Dy persona u shpëtuan.

Një qendër komandimi është ngritur në vendngjarje sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të emergjencave të qarkut.

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar një operacion për shpëtimin e të të bllokuarve.

Imazhet nga media shtetërore tregojnë një shembje të madhe balte dhe shkëmbi nga një shpat i pjerrët mali, duke prerë atë që duket të jetë një fshat i vogël.

Qindra punonjës të urgjencës janë duke kërkuar për të mbijetuar, sipas një deklarate nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës. Rreth 200 persona janë evakuuar.

Presidenti Xi ka urdhëruar autoritetet të bëjnë “çdo gjë të mundshme për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e zhdukur, për të minimizuar viktimat dhe për të trajtuar siç duhet pasojat”, sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve Xinhua.