Trump ndëshkon ish-krerët e SHBA-së, Faik Basha: Ku e ka varur Dumani medaljen që i dha Blinken?

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, përmes rrjeteve sociale thekson se ndalimi i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken nga Presidenti Trump për të patur akses në informacionet e klasifikuara është një tregues i qartë mbi aktivitetin e tij gjatë qeverisjes si Sekretar Shteti.

Dhe nisur nga kjo, Basha vë në dyshim dhe medaljet e shpërndara nga Blinken për kreun e SPAK-ut Altin Dumani pak muaj më parë.

Reagimi i Faik Bashës

Ndalimi i Antony Blinken nga Presidenti Trump per te patur akses në informacionet e klasifikuara është një tregues i qartë mbi aktivitetin e tij gjatë qeverisjes si Sekretar Shteti.

Presidenti i SHBA-ve e lëshon këtë urdher vetëm kur ka dyshime të arsyeshme dhe të mbështetura në prova se:

Është i përfshirë në aferra korruptive.

Ka informacion se ka mbeshtetur grupe të krimit të organizuar.

Ka informacion se ka shpërdoruar detyrën duke cënuar sigurinë e SHBA-ve.

Gjatë detyrës ka dyshime se është i pëfshirë në aferra korruptive.

Kam një pyetje për Dumanin:

Ku e ka varur medaljen që i dha Blinken si njeriu, i cili e renditi Shqipërinë në 10 vendet më të pasigurta në botë?

Pres me interes si do ta mbrojë Edi Drama mikun e tij.