Kushti për votën e diasporës, Berisha: Nuk votojmë amendimet e shumicës nëse s’pranohet kërkesa jonë, si të duan

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i qartë në takimin me gazetarët këtë të premte, teksa kushtëzoi votën e disporës

“Në këtë moment e lidhim me, në qoftë se qeveria nuk do njohë dokumentet e identitetit të qytetarëve shqiptarë në vendet e huaja ku janë prodhuar, ne nuk votojmë amendamentet që kërkon qeveria. Pikë. Nuk i votojmë.

Se ka kërkuar jo të lëvizin afatet, jo të bëhet kjo e ajo. Çfarë po kërkojmë ne? Që sa më shumë shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese. Këta po kërkojnë që sa më pak shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese.

Po qe se votojnë njohjen e dokumenteve, ne do votojmë kërkesën e KQZ për lëvizje të afateve. Ne nuk shkelim Kushtetutën, përkundrazi. Pse po e kushtëzojmë ne? Që t’u mundësohet e drejta kushtetuese atyre.

Këta nuk e pranojnë duke shkelur të drejtën kushtetuese. Nuk e shkelim kurrsesi të drejtën kushtetuese ne.

Po është evidente. Kushtetuta nuk thotë se është shtetas shqiptar ai që ka pasaportë shqiptare. Jo mo. Mund të kesh pasaportë greke, italiane dhe mund të jesh shtetas shqiptar. Ata po e bëjnë këtë. Ne në kundërpërgjigje nuk e votojmë këtë me datë 13.

Prandaj kanë kohë gjer me datë 13 të mendojnë si të duan. Nuk është e vërtetë. Ky ka qenë kushti ynë. Këtë amendament e votojmë ne. Nuk votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve. Këtë që nesër, se është propozimi ynë, që emigrantët të mos paguajnë asgjë.

Pse mos të paguajnë asgjë, sepse qytetarët në Shqipëri nuk paguajnë asgjë, thjeshtë për efekt barazie. Kjo rrjedh nga ky vendim. Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh burokratike, këto nuk i votojmë ne, nëse ata nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, emigrantët shqiptarë.

Nuk mund të ngrihem kundër amendamentit që kam propozuar unë. Ai është amendament i propozuar nga ne. Nuk mund të mendohet që ne të votojmë kundër tij. Çfarë kanë propozuar ata, nuk votohet nga ne.”, deklaroi Berisha.

KONFERENCA E BERISHES ME GAZETARET