EMRI/ Deklarata e 29-vjeçarit nga spitali: Dy persona me kapuç...

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko u paraqit në spitalin e Korçës i plagosur. 

Sipas informacioneve Ruko ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2. Ai ka marrë plagë në bark dhe krahë. 

Grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve.