VIDEO/ Tragjedia familjare në Tiranë: Vajza e Hekuran Gjonit nga spitali tregon për “Ora News” dinamikën e ngjarjes

Në një intervistë për “Ora News”, vajza e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, Brunilda Gjoni ka ndarë detajet tronditëse të ngjarjes që ndodhi në familjen e saj, në zonën e “Kodrës së Priftit” në Tiranë, ku i ati i mori jetën vëllait, Asim Gjoni.

Ajo ka treguar se ngjarja ka ndodhur ndërsa ata po hanin së bashku. Sipas saj, vëllai kishte ardhur i dehur dhe ka provokuar të atin me fjalë të rënda.

Për pasojë, ka nisur një përplasje fizike, ku vëllai ka kapur babanë nga fyti dhe e ka mbajtur ashtu, ndërkohë që vajza ka tentuar të kërkojë ndihmën e vëllait tjetër.

Kur kanë mbërritur, krimi ishte kryer, dhe babai i kishte shkaktuar vdekjen e vëllait me një thikë, që sipas saj ishte lënë në tryezë pas prerjes së bukës. Vajza ka përshkruar se gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjen dhe ka nxjerrë në pah tensionet që ndodhën për shkak të një konflikti të përkohshëm dhe një situate të jashtëzakonshme.