Afera e sterilizimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon Klodian Rjepajn, e lë në qeli

Apeli i Posaçëm në seancën që u zhvillua këtë të premte vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-zëvendësministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit Florjan Kalaja, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Më herët e njëjta kërkesë e Rrjepaj është edhe nga shkalla e tretë e gjyqsorit.

Klodian Rrjepaj mbahet në burg lidhur me hetimet për dosjen “Sterilizimi”, ku dyshohet se ai ka konsumuar veprat penale  vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupi kriminal.

Përveç tij, në pranga për të njëjtën çështje u vendos edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për dosjen e “Sterilizimit”, ish ministri Ilir Beqaj ndodhet në masën “detyrim paraqitje”, por u arrestua në korrik të vitit 2024 për një tjetër hetim, atë të SASPAC.