VIDEO/ Heshtja për ''peshqit e mëdhenj'', të rinjtë e FRPD protestë para SPAK-ut

Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike zhvilluan një protestë para prokurorisë së Posacme, ku denoncuan ato që i cilësojnë mosveprime të SPAK përballë korrupsionit.

Thanë se deklaratat e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, nga arratia, pasi është në kërkim pikërisht nga SPAK, duhet të ishin pasuar nga hetime për afera të dyshuara.

Protesta zgjati për disa minuta dhe përfundoi pa incidente.