Shala: Grenell me inatin e tij personal ndaj Kurtit, po dëmton Kosovën. Do të jetë 4-vjeçar i vështirë në raportin me SHBA-në
Anëtari i Kryesisë së PSD-së në Kosovë, Azdren Shala, shprehet se qëndrimi i Emisarit të Posaçëm të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell kundër kryeministrit Albin Kurtit është pak i befasishëm, duke u nisur nga indicie personale.
“Unë kam besuar se nuk mund të ketë një qëndrim të tillë duke u nisur nga ai raporti i tij, apo duke e marrë si referencë personale me Kurtin.
Dhe kjo më frikëson, se shihet që ka një gatishmëri të Grenellit që atë inatin personal me z. Kurti nga e kaluara mos ta tejkalojë aq lehtë dhe t’i japë një trajtë tjetër Kosovës.
Kjo më shumë se Kurtit i bën dëm Kosovës. Pasi potencialisht Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, sipas sondazheve dhe statistikave që po dalin dhe për mua kjo është një shqetësim shumë i madh.
Nëse Grenell apo mbështetësit e tij mendojnë se do i ulin votat Kurtit e kanë gabim, dhe sërish po e përsëris sot Grenell është një person shumë i fuqishëm dhe nëse ai vazhdon me qasjen e njëjtë ndaj Kurtit, që për fatin e mirë apo të keq të Kosovës do të jetë kryeministër, atëherë Kosova minimalisht do të ketë një katër vjeçar të vështirë në raportin e saj me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me SHBA-në”, u shpreh ndër të tjera Azdren Shala në një intervistë për studion e lajmeveë “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANËTARIN E KRYESISË SË PSD-SË NË KOSOVË, AZDREN SHALA

