Mbi 500 tërmete në 3 ditë në Greqi, sizmiologu Dushi shpjegon fenomenin që po ndodh në Santorini
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 10:49
Sizmiologu, Edmond Dushi në një intervistë në Ora News shpjegoi fenomenin që po ndodh në Greqi konkretisht në Santorini zonë që ditët e fundit është goditur nga disa tërmete.
Dushi: Aktiviteti që po ndodh në Santorini ka një vazhdimësi prej disa ditësh.
Është një aktivitet tektonik që lidhet me zonën.
Tipike është që nuk kemi akoma një goditje të fortë, pra një goditje kryesore.
Më e forta e regjistruar deri tani është tërmeti i ditës së djeshme me magnitudë 5.2.
Ndërkohë u bë disa orë që aktiviteti është më i pakësuar në raport me tërmetet që kanë magnitudë dhe mund të ketë vetëm aktivitet mikro sizmik.
Duket që është një situatë grumbuj tërmetesh që është e natyrshme për zonën.
