Kosova gati për zgjedhjet/ Mbërrijnë votat e para nga Diaspora për zgjedhjet parlamentare

Kosova po përgatitet për zgjedhjet parlamentare e 9 shkurtit, ndërsa votat me postë nga diaspora kanë filluar të mbërrijnë.

Kreu i KQZ, u kërkoi palëve për një proces të qetë ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

Dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën thirrje për pjesëmarrje masive.

Qeveria gjermane ka dhuruar pajisje digjitale për procesin e numërimit, ndërsa ambasadori Rohde e cilësoi digjitalizimin si kyç për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Votat me postë të diasporës nisën të mbërrijnë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të së dielës më 9 shkurt,  ku mbi 2 milion qytetarë janë thirrur të zgjedhin forcat politike që do ti drejtojnë në katër vitet në vijim.

Teksa vijojnë përgatitjet, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje të gjitha palëve për një proces të qetë, ndërsa  bëri thirrje për pjesëmarrje masive

Thirrjen e bëri ndërsa KQZ mori në dorëzim serverët dhe pajisjet për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, tha se digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres. “Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë. tha ai.

Votimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt, vetëm 24 orë para hapjes së zyrtare të kutive të votimit