VIDEO-MESAZHI/ Kosova voton të dielën, Rita Ora thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë

Kosova po përgatitet për zgjedhjet parlamentare e 9 shkurtit, ndërsa votat me postë nga diaspora kanë filluar të mbërrijnë në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar thirrjet jo vetëm nga klasa politike shqiptare për pjesëmarrje masive të emigrantëve kosovarë në zgjedhje, por apele për të ushtruar të drejtën e votës kanë ardhur edhe nga personazhe të njohur të Kosovës.

Një e tillë është dhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, e cila ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale një video-mesazh nga e ëma e saj, Vera Ora, e cila iu bën thirrje bashkatdhetarëve që të bëhen pjesë e votimeve të kësaj të diele në Kosovë.

JA VIDEO-MESAZHI I PUBLIKUAR NGA RITA ORA