Hasani takon ambasadorët e Italisë dhe Sllovenisë: Përshpejtim i integrimit të Shqipërisë në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 15:57
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në takime të veçanta ambasadorin e ri të Sllovenisë, Jakob Štunf dhe ambasadorin e ri të Italisë, Marco Alberti.
Përgjatë dy takimeve u diskutua mbi përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përforcimin e partneriteteve strategjike ekzistuese me Slloveninë dhe Italinë në fusha si ekonomia, kultura dhe diplomacia.
Hasani shprehu mirënjohjen ndaj Italisë dhe Sllovenisë për mbështetjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.