FOTO/ Grenell sulmon Kurtin nëpërmjet një postimi, djali i Donald Trump e riposton

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”.

Ngjashëm, edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO-ja, sipas tij.

“Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Këtë postim e ka ripostuar edhe djali i Donald Trump, Donald Trump.jr

FOTO/ Grenell sulmon Kurtin nëpërmjet një postimi, djali i Donald