Pas SHBA-së edhe Argjentina tërhiqet nga OBSH: Nuk do të lejojmë një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë!
Presidenti argjentinas, Javier Milay ndoqi shembullin e presidentit amerikan Donald Trump duke vendosur të tërhEQë vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Zëdhënësi i presidencës argjentinase njoftoi sot se vendimi ka ardhur për shkak të ndryshimeve të thella në lidhje me menaxhimin shëndetësor dhe ndikimit politik të shteteve të caktuara.
“Presidenti ka udhëzuar ministrin e Jashtëm Gerardo Worthen që të tërheqë Argjentinën nga OBSH”, tha Manuel Antoni në një konferencë për shtyp.
Antoni shtoi se argjentinasit nuk do të lejojnë një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin dhe shëndetin e vendit. Vendimi vjen pas një vendimi të ngjashëm të presidentit amerikan Donald Trump, i cili me marrjen e detyrës nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga OBSH më 22 janar 2026.
