Trump do Gazën, Krisafi: Plan fantastiko-shkencor, as vetë Netanjau s’e kishte çuar ndërmend një ide të tillë nga SHBA
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump shpalli një plan tronditës, sipas të cilit Amerika do të marrë kontrollin e Rripit të Gazas, ndërsa banorët palestinezë duhet të zhvendosen në vende të tjera.
Propozimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, i mbështetur nga kryeministri izraelit Netanyahu, u kundërshtua ashpër nga Hamasi, si një ndryshim drastik i politikës amerikane ndaj konfliktit izraelito-palestinez.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë nismë të presidentit amerikan i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi.
Ai u shpreh se administrata “Trump” është më pro-izraelite, duke shtuar se vetë presidenti është i qartë me idetë e tij.
“Donalnd Trump është i gatshëm të bëjë më shumë se sa vetëm rindërtimin e Gazës, por të marrë nën kontroll Rripin e Gazës.
Kjo është administrata më pro Izraelit dhe ideja e largimit të palestinezëve nga Gaza vjen nga më ekstremistët në Izrael dhe kam përshtypjen që as vetë Netanjaut nuk i shkonte ndërmend që kjo ide të vinte nga një president amerikan, por ja që erdhi dita.
Si ide në pamje të parë duket krejtësisht e parealizueshme, dhe vetë Trump është i paqartë se si do ta bëjë këtë pa i hequr ata njerëz pa dhunë.
Kemi 200 mijë palestinezë që janë larguar nga Gaza, dhe ka mundësi që Donald Trump t’i detyrojë si Egjiptin dhe Jordaninë që t’i marrin palestinezët atje, pasi ka në dorë që t’i shantazhojë këto dy vende.
Dhe ky plan fantastiko-shkencor i Donald Trump ka një mundësi të funksionojë, pasi logjika e vetme që ai ka të drejtë është se këta qytetarë të Palestinës në vendet e tjera do kenë mundësi të jetojnë shumë më mirë se aty në vendin e tyre”, theksoi ndër të tjera Krisafi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE LEDION KRISAFI


