Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 robër lufte me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmin e njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në deklaratë Ministria thotë se të gjithë rusët e liruar aktualisht ndodhen në Bjellorusi, ku po u sigurohet mbështetje psikologjike dhe mjekësore.
Njoftimi nga pala ukrainase është bërë nga Volodymyr Zelenskyy. Ai tha se tw liruarit janë nga sektorë të ndryshëm të frontit. Presidenti Zelenskyy shtoi se disa u mbajtën robër për më shumë se dy vjet.
Një total prej 4,131 personash janë kthyer tashmë nga robëria ruse, duke përfshirë 150 përfaqësues të forcave të armatosura të Ukrainës, Shërbimit Shtetëror Kufitar, Gardës Kombëtare dhe policisë, njoftoi Shtabi Koordinues i Kievit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
