Arrestohen 3 persona në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit fizik
Tre persona janë vënë në pranga në Tianë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik policia iu gjet lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 3 persona të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis.
Të arrestuarit janë identifikuar si 40-vjeçar me inicialet N. P., 28-vjeçari, R. I., 28 vjeç dhe 35-vjeçari E. Sh. Policia sekuestroi lëndën e dyshuar narkotike në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit, N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
