U arratis nga burgu i Shënkollit, e ëma: Nuk ka ardhur në shtëpi. Policia kontrollon edhe në...

Familjarë të 49-vjeçarit Daut Laze që u arratis nga burgu i Shënkollit dy ditë më parë, mohon të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ata jetojnë në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa Laze vijon ende në kërkim policor.

E ëma e tij është shprehur se nuk kanë dijeni se ku ndodhet, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisjen.

Laze nuk ka ardhur në shtëpinë e tij”, mësohet të ketë thënë ajo.

Daut Laze njihet si person besimtar dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe nëpër xhami.

Ndërkohë, mëngjesin e së mërkurës është njoftuar arrestimi i tre oficerëve të Policisë së Burgjeve, të cilët ishin në detyrë momentin kur 49-vjeçari përfitoi nga neglizhenca e tyre për t’u larguar nga ambientet e burgut.