EMRAT/ E rëndë në Mallakastër, gjenden të pa jetë në banesë dy të moshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 11:41
Dy të moshuar, Sabri Velaj dhe Novrus Velaj janë gjetur të vdekur në banesë në fshatin Çorrush të Mallakastrës.
Mësohet se viktimat janë dy vëllezërit Sabri Velaj dhe Novrus Velaj.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tyre.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

