Kamioni del nga rruga në “Lezhë-Shkodër”, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe

Një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

U raportua se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me plehra dhe po shkonte në landfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.