‘Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë’, ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

Violeta Lleshaj, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndarë nga jeta ditën e sotme (3 shkurt) në moshën 58-vjeçare.

Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta', shkruan ai.