Conceiçao pas derbit: “I zhgënjyer, por... barazimi ishte i drejtë”
Goli i De Vrij në limitet e ndeshjes, i hoqi Milanit gëzimin e fitores së tretë radhazi të derbit sezonal, i dyti për Sergio Conceiçao, që kishte festuar në Superkupë në të njëjtën minutë.
Trajneri portugez, megjithatë, pavarësisht episodeve fatlume si tre shtyllat e Interit, pati përgjigje nga lojtarët e tij, pas humbjes së Zagrebit dhe lamtumirën e Calabrias dhe Moratas, në merkaton e janarit.
"Ky është qëndrimi që duam të shohim dhe djemtë ishin të aftë në interpretimin e asaj që kërkuam kundër një kundërshtari shumë të forte, - komentoi Conceiçao në fund të ndeshjes.
Ishte e rëndësishme të kontrollonim pikat e forta të Interit për të shfrytëzuar mundësitë tona. Jemi të zhgënjyer sepse humbëm dy pikë në kohën shtesë, por për mua barazimi është një rezultat i drejtë”.
