Berisha denoncon me VIDEO: Krimineli elektoral i Matit, Agron Malaj shpërndan ndihma për vota

Një krim zgjedhor ka shpërthyer në Bashkinë Mat, ku kryetari Agron Malaj ka nisur fushatës me krim zgjedhore duke blerë votat me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Kryetari i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha ka bërë publike pamje në Bashkinë Mat ku kanë nisur duke shpërndarë ‘ndihma’ në këmbim të votave.

Dyshohet se ushqimet dhe ndihmat mund të jenë siguruar nga një shoqatë, ose shoqata ka dhënë fondet e ndevojshme, të cilat konvertohen në ushqime përmes kunatit të kryetarit të bashkisë, i cili ka një biznes me shumicën e produkteve afër datës së skadencës.

Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet, pasi përdorimi i ndihmave humanitare për fushatë elektorale është një shkelje e hapur e ligjit dhe moralit zgjedhor.

Ky është një shembull i qartë i manipulimit të votuesve dhe përdorimit të kushteve të vështira ekonomike për përfitime politike.

Postimi i Berishës:

Krimineli elektoral i Matit, Agron Malaj shpërndan ndihma për vota! sb