FOTO/ Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon flamurin në rast lufte

Filipinet janë një shtet me një veçori që i dallon nga vendet e tjera të botës, dhe kjo veçori nuk ka të bëjë me klimën ose aspekte të tjera shoqërore, ekonomike apo politike, por me simbolin e vet kombëtar, flamurin. Është i vetmi shtetin në botë që ndryshon flamurin në rast lufte.

Filipine është i vetmi shtet në botë që ndryshon flamurin në rast lufte. Të gjithë ngjyrat e flamurit të këtij shteti kanë një kuptim të veçantë që përfaqësojnë aspekte të rëndësishme të historisë dhe identitetit të këtij vendi, dikur koloni spanjolle.

Bluja simbolizon unitetin kombëtar dhe idealet e vendit, e kuqja përfaqëson gjakun, guximin dhe kurajën e atyre që luftuan për pavarësinë e Filipineve, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë dhe paqen.

Një veçori interesante e flamurit të Filipineve është se ka një variant të flamurit në kohë paqeje dhe një tjetr në kohë lufte.

FOTO/ Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon

Versioni që mbahet në kohë paqeje është ai që ne njohim sot, por nëse Filipinet do të hynin në luftë,atëherë do të ngrihej flamuri me ngjyrat e përmbysura

Në të dyja versionet, tre yjet e flamurit përfaqësojnë tre ishujt kryesorë të Filipineve: Luzon, Visajet dhe Mindanao, ndërsa tetë rrezet më të trasha të diellit përfaqësojnë tetë provincat që ishin të parat që u rebeluan kundër sundimit spanjoll.

Përveç flamurit të Filipineve, shumë flamuj të tjerë kanë veçori interesante.

Për shembull, flamuri i Paraguajit është i vetmi flamur në botë që ka një dizajn të ndryshëm në anën e përparme dhe atë të pasme.

FOTO/ Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon

Flamuri i Mozambikut është gjithashtu i veçantë, pasi përmban një imazh të një arme AK-47, që është flamuri i vetëm në botë me një armë moderne.