BABAI ËSHTË “HEROI”/ Ekselentja e Biologjisë boton vëllimin poetik “Pasqyra e jetës”

Sabrina Abazaj, është studente Ekselente në Biologji, por ajo së fundmi ka zbuluar një tjetër pasion të saj, atë të poezive.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Abazaj falëndoron babain e saj jo vetëm për ndihmën por edhe se ka shërbyer për të si një burim frymëzimi për vargjet e saj në libër.

“Marrëdhënia ime me babain tim ka qenë shumë perfekte që nga koha kur unë linda deri më sot.

Ai më ka mbështetur për çdo gjë dhe kam pasur një marrëdhënie me të më shumë si një shok se sa si marrëdhënie vajzë-baba.

Janë rreth 50 poezi të përmbledhura në këtë libër që kam botuar me forcat e mia dhe të gjitha kopjet e para janë shitur”, u shpreh Sabrina Abazaj.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SABRINA ABAZAJN