Xavi Simons, përfundimisht nënshkruan kontratë të rregullt me Leipzig!

Futbollisti holandez Xavi Simons është transferuar përgjithmonë te skuadra gjermane Leipzig, pas një sezoni e gjysmë në huazim nga Paris Saint-Germain, njoftuan sot dy klubet.

Mesfushori sulmues 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në qershor 2027, në një marrëveshje, që sipas shtypit francez, mund të arrijë në 80 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro janë fikse dhe 30 tjetra me variabla.

Simons luajti për Leipzig në sezonin 2023/24, i huazuar nga PSG dhe në fillim të këtij sezoni u huazua sërish te ‘Demat e Kuq’. Gjatë kësaj periudhe, ai mori pjesë në 60 ndeshje dhe shënoi 15 gola për ekipin aktual të vendit të pestë në Bundesligë.

I stërvitur te FC Barcelona, ​​holandezi u largua nga Katalonja në vitin 2019, për t'iu bashkuar PSG-së, vetëm në moshën 16-vjeçare, por nuk iu imponua kurrë skuadrës pariziane, duke bërë vetëm 11 ndeshsje. Ai gjithashtu përfaqësoi PSV-në në sezonin 2022/23, përpara se të kthehej në kryeqytetin francez.