Projekt-vendimi për telefonat e inkriptuar/ Sula-Spiropalit: E turpshme që e mbani ende peng, keni frikë se ju dalin përgjimet!
Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka kërkuar shphjegime nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, mbi një projekt-vendim të PD, ku këkron që deputetët të raportojnë nëse kanë përdorur iose jo telefona të kriptuar, si EnroChat dhe Skyy.
Gjatë fjalës së tij në parlament për procedura, Sula ishte i ashpër ndaj Spiropalit, duke e cilësuar zvarritjen e projekt-vendimit të demokratëve, si arrogancë nga ana e saj dhe mazhorancës.
Sula iu drejtua Spiropalit, duke I thënë se kanë friëk të raportojnë për përdorimin e telefonave të kriptuar, pasi i kanë përdorur për llogari të partisë për të marrë zgjedhjet përmes krimit.
"Dhatë shpjegimin për kalendarin e punimeve të Kuvendit, jeni mësuar për ta miratuar me forcë këtë kalendar. Është e turpshme sjellja juaj dhe e mbani ende, për një kërkesë të Grupit Parlamentar të PD, që ka kërkuar nga ju dhe kuvendi, një propjektvendim për të gjithë anëtarët, të deklarohet kush nga dpeutetë të parlamenteit ka përdoruar telefona të inkriptuar.
Është data 30 janar, ky projektvendim është depozituar më 20 nëntor të 2024, po e sorollasni dhe nuk e funsi në diskutim. S’është herë e parë që silleni në mënyrë arrogante, siç nuk keni repsektuar venmdimin e GJK. Që i mbani si letër hiogjenike, që i sorollasni.
Pse keni frikë ju znj.kryetare për deputetët tuaj që kanë përdor enkro chat, që kandidatët tuaj për lista që do dalin, se kush deputet, parlmanetar e ministër ka përdorur encro chat që ka foluar me bandat për aktivitet krimibnal?! Çdo deputet parlamenti, për çfarë i duhet një deputeti, kryebashkiaku të mbajë sky encro chat, për ta përdorur për aktivitet kriminal siç keni bërë herë tjetër. S’ka logjikë ta mbani më gjatë këtë.'
