Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Ambasada sqaron: Do vazhdojnë programet humanitare që shpëtojnë jetë
Ambasada amerikane përmes një deklarate për mediet shprehet se do të vazhdojnë fondet për programet humanitare që shpëtojnë jetë. Qëndrimi u publikua pas njoftimit që iu bë institucioneve shqiptare për ndërprerjen e ndihmave, të cilat do të kalojnë në një filtër verifikimi tre mujor
Një ditë pasi 32 institucione shtetërore shqiptare u njoftuan për ndërprerjen e fondeve nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur situatën.
Në deklaratë shtohet se fondet për programet humanitare që shpëtojnë jetë do të vazhdojnë.
“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thekson ambasada.
Sipas urdhrit të presidentit TRUMP, fondet do te pezullohen dhe brenda një periudhe 3 mujore do të vendoset kush nga donacionet dhe projektet do të ri-miratohet dhe kush do të anulohet.
Ngritja e mbështetjes financiare të SHBA prek edhe institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykatën e Posaccme.
Mbështetja financiare është pezulluar edhe për agjencitë shtetërore, sikurse edhe Zyra e Kryenegociatorit në procesin e integrimit.
Mbi bazë të urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump me pezullim të projekteve janë përballur të gjitha organizatat joqeveritare të cilat kanë një projekt në vazhdim të fituar nga Departamenti i Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

