Përplasja në protestë, Arlind Qori: Lapaj erdhi si gangster, plan i parapërgatitur!
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, i ftuar në “Të Pashoq”, ka folur mbi përplasjen me Adriatik Lapajn, kreun e Shqipëria Bëhet, gjatë protestës që organizuar pak javë më parë.
Qori ka mohuar që të ketë pasur dhunë, por tha se ky incident ka ndarë njëherë e mirë ujërat me Lapajn.
Përplasja me Adriatik Lapaj, çfarë shije ju ka lënë?
Qori: Një njeri neutral që sheh një pamje ku dy vetë diskutojnë për mikrofonin nuk është e kënbdshme. Por kjo ngjarje ndau ujërat përgjithmonë. Askush nuk ka ushtruar dhunë, as mbi ne as nga ne. Nga Adriatik Lapaj kam qenë 20 metra larg. Ishte një plan i parapërgatitur. Endri Shabani që nuk ishte fare atje, doli 5 minuta pas incidentit, në një media dhe tha që Arlind Qori ka rrahur Adriatik Lapaj. Palët duhej të merreshin vesh duke qenë se ishte një kauz dhe ishte në të njëjtën orë.
Pse ekipi i Lapajt nuk ju kontaktoi?
Qori: Jo jo, që të ketë bashkërendim duhet të kemi komunikime. Ata e thirrën 3 orë më pas protestën, madje e lanë në të njëjtin vend. Zotërinjtë na gjetën në atë shesh. Konflikti ishte midis dy parimeve: do të flitej me rradhë. Unë si organizator do të flisja i 4.
Z. Lapaj i është thënë shëno emrin me listë dhe ai ka thënë nuk ka listë për mua. Po çfarë është ky që nuk paska listë? Apo për këta VIP-at nuk ka listë? Erdhi si gangster, tentoi të merrte mikrofonin ashtu sikundër nuk ka ndodhur në 34 vite.
Pse erdhi Lapaj në protestë, këtë duhet të sqarojë ai? Ajo që do të ishte e udhës është: ata mund të kërkonin a doni të jemi bashkëorganizatorë? Ata duhej të respektonin rregullat e protestës, duhej të na respektonin neve që na gjetën aty.
Kur dy njerëz që duan të njëjtën gjë ose duhet të presin rradhën ose duhet që të rrihen me grushta. Unë jam për të të pritur rradhën.


